Home Metodologji

Metodologji

Metodologjia

Tregimet jetësore janë metoda biografike për të dokumentuar të kaluarën e një personi. Si të tilla ato kanë rendësin e tyre jo vetëm për depërtim në historinë e një personi të caktuar, por edhe në kontekstin historik, vlerat, traditat, gjuhën dhe karakteristika të tjera të kohës në të cilën personi ka jetuar. Tregimet jetësore ndihmojnë në rindërtimin e të kaluarës dhe ndihmon për të kuptuar se si njerëzit interpretojnë dhe kuptojnë të kaluarën .

Qëllimi i kësaj metode nuk është që të arrihet në një të vërtetë absolute, por për të njohur faktin se janë të mundshme më shumë të vërteta, se çdo njeri ka të vërtetën e tij dhe se çdonjëra prej tyre është e rëndësishme. Ajo flet për nevojën tonë në trajtimin e së kaluarës traumatike dhe për ta kthyer atë si burim për tregimet personale. Ato mundësojnë “për t’u dëgjuar si njerëz”, e jo vetëm si maqedonase, shqiptarë, rom… Më e rëndësishmja është, njohja e ngjashmërisë së vet dramës së mbijetuar dhe tragjedisë të cilën e ka mbijetuar “tjetri”, ka fuqinë t’i përpunojë imazhet e veta armiqësore ndaj të “tjerëve”, mu përpara afërsisë së traumës autentike njerëzore.

Duke përdorur tregimet jetësore shpresojmë se do të kontribuojmë në rritjen e nivelit të besimit në mes njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike apo fetare. Më së pari si individë dhe me shpresë se kjo mund të kalojë në nivelin e komunitetit.

Metodologjia të cilën Aksioni paqësor përdor gjatë përmbledhjes së tregimeve jetësore është e lidhur ngushtë me historinë gojore si një teknikë moderne në mbledhjen e dëshmive relevante historike nëpërmjet kujtimeve individuale të njerëzve për ngjarjet, çështjet dhe përvojat e së kaluarës.

Grupet e fokusuara

Deri më tani në mbledhjen e historive jetësore, që nga viti 2008, kemi punuar me katër grupe të ndryshme. Në periudhën 2008-2009 kemi punuar me grupin “Të rinjtë”, i cili u përqendrua në tregimet jetësore të njerëzve që ishin më të rinj se 26 vjet në vitin 2001. Në vitin 2010 bëmë mbledhjen e historive jetësore të grave, në vitin 2011 të zhvendosurve, në vitin 2012 historitë e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në Maqedoni.

Gjeografikisht, së pari jemi fokusuar në njerëzit nga rajonet ku lufta ishte me intensitet më të fortë. Kështu, një numër më i madh transmetuesish ishin të rajonit të Tetovës, Likovës dhe Kumanovës, si dhe qyteti i Shkupit me rrethinën. Ndërsa një numër i vogël i intervistave edhe nga rajone të tjera të Maqedonisë, kryesisht me individë të cilët janë drejtpërsëdrejti të lidhur me aktivitetet ushtarake në rajonet e lartpërmendura apo individë ku lufta ka lënë një gjurmë të fortë në familje.

Intervistuesit

Një grup prej 20 intervistuesish/esh ka punuar në vitet e kaluara për të mbledhur histori jetësore. Disa intervistues/e në këtë proces janë që nga fillimi e deri më sot, ndërsa disa ishin të përfshirë vetëm në seri të caktuar d.t.th në punë vetëm për një grup të caktuar të transmetuesve/eve. Para së gjithash, këta janë njerëz që vijnë nga rajonet e lartpërmendura, por njëkohësisht edhe njerëz me të cilët kemi bashkëpunuar në të kaluarën, apo kishin qenë pjesëmarrës në ndonjërin nga trajnimet për ndërtimin e paqes në organizatën Aksionit paqësor apo i kemi takuar në ndonjë rast tjetër.

Çdo seri e re e përmbledhjes së historive jetësore fillon me Trajnimin për intervistuesit për të mbledhur tregime jetësore ku intervistuesit fitojnë njohuri praktike për të bërë intervista, me metodën e historisë gojore dhe përpunimit më të thellë kontekstual specifik për secilin grup.

Intervista

Gjatë intervistimit përdoren intervista gjysmë të strukturuara. Në përgjithësi ne jemi të interesuar për periudhat para dhe gjatë vitit 2001. Pjesa e tretë e intervistës ka të bëjë me interesin tonë për të ardhmen. Çka më tutje? A mundemi së bashku? Si?

Procesi i mbledhjes dhe përpunimit të tregimeve të jetës

  • Intervistat inçizohen me një audio teknikë digjitale. Për çdo intervistë ka një inçizim audio dhe dokumente shoqëruese të cilat intervistuesi mbush në bashkëpunim me transmetuesin/en. Në to gjenden një numër i madh informatash shtesë në lidhje me transmetuesin, informatat teknike për intervistën e dhënë, si dhe një dokument për nivelin e qasjes publike të intervistës. Transmetuesit/et e tregimeve jetësore kanë liri të plotë për të zgjedhur nivelin e qasjes publike të historisë së tyre. Ata vetëm mund të zgjedhin për të dhuruar historinë e tyre në Arkivat e Aksionit paqësor dhe të mos lejojnë publikimin e tregimit në çdo formë. Ose të autorizojë publikimin, por të kërkojë të mbetet anonim. Minimale pa të cilin nuk kemi mbledhur asnjë histori ishte: çdo histori duhet të ketë informacionet në lidhje transmetuesin/en e tregimit të historisë dhe audio inçizim. Aksioni Paqësor më tej siguron se niveli i akcesit publik i përshkruar nga transmetuesi/ja e tregimit të historisë do të respektohet deri në fund. Historitë e përmbajtura në këtë faqe të internetit janë të botuara sipas licencave të marra nga transmetuesi/ja. Ata që lejojnë publikim të plotë do t’i publikojmë emrin dhe mbiemrin e plotë. Të tjerë i publikojmë me inicialet e tyre, ndërsa ata që kërkonin anonimitetit, publikimin e bëjmë me shenjën “NN”.
  • Transkriptimi i intervistave. Gjatë transkriptimit të intervistave këmbëngulëm në respektimin maksimal të rrëfimit: transkriptimi është bërë që të jetë identik me fjalimin origjinal, nuk lejohet ndërhyrja edhe kur transmetuesi/ja nuk ndjek logjikën e fjalës. Pjesët e paqarta të regjistrimit janë të shënuara “(turbull)” ose “[…]”. Nëse intervistuesi/ja është i/e sigurt se çka ishte mendimi i transmetuesit/es, dhe është lënë jashtë në të folur, për të kuptuarit më të mirë të tekstit, këto fjalë janë shtuar: “[abvgdgj]”. Nëse përsëri transmetuesi do të bëjë një pauzë të gjatë ku do të qaj ose qesh, për të kuptuar më mirë gjendjen shpirtërore gjatë rrëfimit të një pjesë të caktuar të intervistës, kjo tregohet me “(qesh)”.
  • Përkthimi i intervistave. Pas përpunimit të plotë, të gjitha intervistat janë në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kjo do të thotë intervista bëra në gjuhën maqedonase përkthehen në gjuhën shqipe dhe anasjelltas, intervistat e bëra në gjuhën shqipe përkthehen në gjuhën maqedone. Të gjitha intervistat e postuara në këtë faqe interneti, ose në ndonjë nga botimet tona të letrës janë në të dy gjuhët.
  • Përgatitja e një intervistë që do të publikohet. Kjo e bën një listë me fjalë kyçe (shenja) të cilat zakonisht janë të lidhura me vendbanimet e përmendura në intervistë apo vende të tjera në intervistë.