Home Seria “Të zhvendosurit” – Përshkrim

Seria “Të zhvendosurit” – Përshkrim

Seria “Të zhvendosurit” – Përshkrim

“…gjithnjë e më shumë në rritje ishte rritmi i të shtënave, predhat të cilat binin në vendin ku luanim (…) ranë edhe granata ku luanim basketboll në lagjen tonë. Pra, e ndjenim se ne nuk jemi të sigurt në këtë vend, më tutje…” – deklaratë nga një transmetues.

 

“Të zhvendosurit” janë një nga pjesëmarrësit e grupit të cilët kanë qenë më të lënduar në luftënvitit 2001, grup i cili është prekur drejtpërdrejt nga dhuna ose të cilët nën kërcënimin e dhunësu desh të largohen nga shtëpitë e tyre, duke mos ditur kur dhe a do të kthehen ndonjëherë. Disa shkuan me vetura, disa me traktorë apo edhe në këmbë. Por, të gjithë nga pasiguria dhe paqartësia e asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ne të gjithë ata i konsiderojmë si “refugjatë” ose “të zhvendosur”, pa marrë parasysh se ata ndonjëherë kanë kërkuar ose marrë ndonjë status zyrtar si persona të zhvendosur brenda vendit.

Tregimet e personave të zhvendosur nuk janë vetëm regjistër të ngjarjeve që këta njerëz kanë përjetuar, por ata në radhë të parë paraqesin dosje të një realiteti tjetër, të ndershëm dhe të kuptueshëm që ende ekziston në formën e saj autentike dhe do të mbijetojë përkundër të gjitha tregimeve mbizotëruese të shtrembëruara të asaj kohe. Ndershmëria e tyre shpesh ka një ndjenjë hidhërimi, trishtimi, bashkëndjesie dhe dhembshurie, por në fund, duke lexuar të gjitha tregimet zgjon tek ne vullnetinpër zbulimin e gjithë realitetit që një dekadë është ricikluar për qëllime nga më të ndryshmet, dhe tani, më në fund hapet në proces të ballafaqimit me të kaluarën. Shtëpia, përfaqëson kryesisht një hapësirë ​​ku zbatohet siguria fizike, rehatia e përditshme dhe intimiteti familjar dhe, si e tillë vendoset si një nga elementet më të rëndësishëm të kuptimit psikologjik të sigurisë personale, për shumë njerëz në Maqedoni viti 2001 ishte objekt i një përvoje traumatike. Mu për atë, paaftësia dhe rreziku i të gjitha ndjenjave të lidhura me shtëpinë. Tregimet e të zhvendosurve janë burime të shkëlqyeshme të interpretimeve të ndryshme personale të ngjarjeve të konfliktit të armatosur, për shkak të efektit tronditës të ikjes, humbjes osetë ndalimit të aksesit në shtëpi, kanë ruajtur origjinalitetin dhe distancën nga mesazhet me qëllime politike të cilat strukturonin përvojën e realitetit të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë në atë kohë.

Një dallim i madh që ndanë të zhvendosurit është – se a janë kthyer pas konfliktit në shtëpitë e tyre apo jo. Në Maqedoni ka shembuj të mjaftueshëm për njërën edhe për tjetrën. Por, gjithsesi të gjithë kanë vuajtur gjatë konfliktit, por edhe në vitet që pasuan. Shumë shpesh janë shfaqur trauma, pothuajsenë çdo familje të zhvendosur kishtedëme të jashtëzakonshme materiale, madje disa kanë humbur edhe anëtarë të familjes. Disa shtëpi që nuk u shkatërruan gjatë luftës, ishin të dëmtuara, të plaçkitura apo ishin djegur më pas. Prandaj, në shumë nga tregimet jetësore në disa momente vërehen rrënjët e së kaluarës, në rrethanat dhe perceptimet e asaj kohe që shkaktojnë prani të zgjatur të frikës dhe frustrime në jetën e tyre personale dhe familjare. Disa prej personave të zhvendosur ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, dhe në tregimet ajo pasqyrohet si dëshirë e madhe e dhimbshme për një kthim pas të gjitha këtyre viteve që nga viti 2001 që kontribuoi në depozitimin e trishtimit dhe zhgënjimit të rëndë.

Në këtë seri ishin përmbledhur 28 tregime në një periudhë prej disa muajsh në fund të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012. 12 nga këto intervista janë botuar në librin “Огништа/Vatra” i cili ishte botuar në vjeshtën e vitit 2013 në botimin e Aksionit paqësor.

 

Teksti i botuar në librin “Огништа/Vatra” për të zhvendosurit në vitin 2001:

Zhvendosja filloi në fund të muajit Shkurt të vitit 2001 në fshatrat e veriut të Maqedonisë, përgjat rripit kufitar me Kosovën dhe morri në intenzitet kah mesi i muajit Mars të vitit 2001 me përhapjen e dhunës kah Tetova dhe më vonë kah Kumanova.

Deri kah mesi i muajit korrik veç më ishin krijuar qendra kolektive në 8 lokacione (6 në Shkup dhe 2 në Kumanovë). Mirëpo, shumica strehë gjetën tek farefisi dhe tek shokët. Nga muaji gusht i vitit 2001, Kryqi i kuq i RM-së ka regjistruar 70.728 persona të zhvendosur, prej të cilëve 66.871 të vendosur nëpër familje dhe 3.857 të vendosur në qendra kolektive. Sipas raportit të IDMC të vitit 2008, konflikti i armatosur i vitit 2001 ka shkaktuar më shumë se 171.000 persona të zhvendosur, prej të cilëve 74.000 kanë qenë të zhvendosur brenda territorit të Maqedonisë. Sipas një raporti tjetër, ai i USCRI i vitit 2001, rreth 76.000 persona janë zhvendosur në Kosovë. Që atëherë, mbi 95% e personave të zhvendosur janë kthyer, ndërsa rreth 700 persona kanë mbetur të zhvendosur (numri varion, sipas Ministrisë për punë dhe politikë sociale, në fund të vitit 2009 ende kanë qenë të regjistruar 644 persona të zhvendosur). Ajo çka ishte sinjifikante ishte fakti që popullsia shqiptare u kthye në shtëpitë e veta në një shkallë më të lartë, përderisa popullata maqedonase dhe ajo serbe kthehej në numër më të vogël. Egzistonin akte të sulmeve ndaj të kthyerëve (disa edhe me pasoja vdekjeje), dhe të zhvendosurit ballafaqoheshin me një presion konstant që të lëshojnë vendet në të cilët ata nuk ishin shumicë. Akte të tjera të shumta të vandalizmit ndëretnik, maltretimeve dhe dhunës janë hetuar në raportet e organizatave të ndryshme, duke filluar nga viti 2003 dhe në disa vite vijuese. Për shembull, në fshatin Opajë, rrethi Kumanovës, 46 shtëpi të meremetuara u vodhën dhe u demoluan në vitin 2003. Sipas ICRC, 66% e personave të zhvendosur në vitin 2004 kanë shprehur pamundësi ose jogatishmëri që të kthehen në votrat e veta për shkak të frikës së realt apo të presupozuar për sigurinë e tyre fizike.

Sipas të dhënave të Aksioni paqësor, sot edhe familjet e fundit të të zhvendosurve nga rrethi i Likovës dhe Haraçinës mbetën të zhvendosur permanent, dhe mesatarisht kanë fituar nga 20.000 euro dëmshpërblim për familje, si rezultat i ngritjes së proceseve gjyqësore kundër RM-së që nga viti 2004, dhe me ato mjete ata zhvendoseshin në lokacione të ndryshme periferike në rrethin e Shkupit dhe Kumanovës. I përmendim këto numra me qëllim që të paraqesim dimenzionin e zhvendosjes që i shkaktoi lufta e vitit 2001 dhe të rikujtojmëpër disa qindra persona të zhvendosur të cilët në vitet vijuese u deturuan të fillojnë jetërat e tyre në mjedise të reja. Për fat të keq, procesi i qetë i homogenizimit etnik në mënyrë kontinuale pë vazhdon të ecë gati se në të gjitha mjediset ku takohen maqedonasit dhe shqiptarët.