Home Seria “Komunitetet pakicë” – Përshkrim

Seria “Komunitetet pakicë” – Përshkrim

Seria “Komunitetet pakicë” – Përshkrim

“Duke mbrojtur interesat edhe njëra edhe pala tjetër, në mes mbetën anëtarët e romëve.” – deklaratë e transmetuesit.

Kur e pyeta: “Pse kështu, çka ndodhi me atë që më thatë – zgjidhja?” Me një fjalë, me një fjalë më… me fjalë të thjeshta: “Më vjen keq, por për fat të keq ti je kombësi e gabuar.” – deklaratë e transmetuesit.

 

Kjo seri ishte një sfidë e madhe për Aksionin paqësor gjatë procesit të realizimit. Dilemat vijnë nga vetë definimi i njerëzve të cilët i intervistonim. Atëherë kur insistojmë në identifikimin e identiteteve etnike dhe/ose fetare a punojmë në konsolidimin e tyre apo shpërbërjen? A ndihmojmë në akordimin kuotave etnike, të kuptuara në mënyrë popullore pas vitit 2001 apo duke ekspozuar kornizat palogjikshme të ndihmojmë për dekonstruksionin e tyre? A është roli ynë në këtë proces vetëm për të mbledhur dhe për të arkivuar tregime jetësore apo kemi edhe një rol në përpunimin e tyre të mëtejshëm? Me të gjitha këto çështje janë të ballafaquar pothuajse çdo ditë. Dhe kur themi “Ne” këtu në ekipin e projektit të Aksionit paqësor i përfshijmë edhe intervistuesit të cilët e kanë kryer mbledhjen e tregimeve të jetës në terren dhe kanë marrë peshën dhe përgjegjësinë më të madhe në këtë proces.

Shpesh dëgjojmë se në publik se pas vitit 2001 Maqedonia u bë shtet bi-nacional. Në shumë segmente, Maqedonia edhe me të vërtetë duket e tillë. Proceset e homogjenizimit etnik të forcuara në vitin 2001, vazhdojnë edhe sot duke patur kuotat etnike të rregulluara me ligj, si një nga karburantet për lëvizjet e tilla. Gjithashtu, ekziston një intolerancë e përgjithshme brenda një komuniteti etnik kundër aspekteve të identitetit të individëve brenda komunitetit. Konflikti ishte kryesisht etnik, por kishte edhe aspektet e tij fetare. Shpesh këto dy linja e ndarjes nuk përshtaten, por priten. Me këtë seri para së gjithash u përpoqëm që të hulumtojmë narrativet e hapësirës përmes.

Në këtë seri janë bërë intervista me njerëzit që nuk janë domosdoshmërish pjesë e dy grupeve më të mëdha etnike: maqedonasve dhe shqiptarëve. Për më tepër, në interesin tonë ishin këto etni të cilat kanë fe të ndryshme nga ajo dominuese. Megjithatë, fokusi qendror ishte në bashkësitë më të vogla etnike në Maqedoni: romët, turqit, vllehtë, boshnjakët, … shpesh janë të margjinalizuar, ose të shtypur dhe të detyruar për të zgjedhur njërën anë. Ajo ka ndodhur në kohë të luftës, por ndodh edhe sot. Ka pasur situata ku anëtarë e të njëjtit grup ndahen në aspekt të asaj se a janë me maqedonasit apo me shqiptarët.

Tregimet e tyre të vitit 2001, si dhe marrëdhëniet e shoqërisë maqedonase pas luftës ndaj tyre, ishin me interes në këtë seri. Cilat ishin vuajtjet e tyre, problemet e tyre, sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë luftës janë pyetjet me të cilat njeriu i zakonshëm i këtyre komuniteteve është më pak i prekur.

Në këtë seri kemi mbledhur 30 tregime jetësore. Intervistat janë zhvilluar në fund të vitit 2012. Një libër me tregime të zgjedhura botua në vitin 2014.