Home Fillimi

Fillimi

Me ueb faqen “2001.mk”, duam që në një vend të paraqesim sa më shumë informacione në lidhje me luftën në Maqedoni në vitin 2001. Qëllimi ynë është të japim një kontribut thelbësor drejt procesit të Ballafaqimit me të kaluarën e luftës së vitit 2001, të mundësojmë hapësirë ​​për narrativet e ndryshme, të inkurajojmë shkëmbim ndëretnik, të nxisim empati edhe ndaj “tjetrit/tjetrës”, të mos lejojmë vënien e të kaluarës së dhimbshme “nën qilim” e cila pastaj na kthehet në periudha…

Vendin qendror në ueb faqe do të kenë tregimet jetësore të lidhura me përvojat e luftës së kategorive të ndryshme të qytetarëve në vitin 2001, të mbledhura kryesisht në zonat e krizës gjatë kohës së luftës, por edhe nga njerëzit të cilët në mënyra të ndryshme kanë qenë në mënyrë aktive të përfshirë në të. Në ueb faqe mund të gjenden edhe dokumentet relevante nga vitit 2001, siç është Marrëveshja kornizë e Ohrit, si dhe informacione në lidhje me ngjarjet e rëndësishme të vitit 2001. Në të ardhmen në këtë ueb faqe do të publikohen edhe artikuj nga mediat e shkruara në vitin 2001, vend të posaçëm do të gjejnë edhe punimet shkencore rreth luftës.

Pse ballafaqimi me të kaluarën?

Lufta në vitin 2001 ka lënë gjurmë të thella në shoqëri e Maqedonisë. Edhe pas 24 viteve, interesi për luftë është i madh. Numri i përmendoreve për luftën në 2001 çdo vit rritet. Dhe kjo nuk është çudi. Trauma e luftës së vitit 2001, si konflikti i parë ushtarak në Republikën e Maqedonisë pas vitit 1944, është e fortë dhe plagët e saj ende nuk janë shëruar. Përtej nivelit të kujtimeve, në vitin 2001 janë miratuar ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, e cila bëri ndryshime thelbësore në të kuptuarit e mbajtësve të shtetësisë, të drejtave dhe lirive në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë, konflikti me të cilin ne përpiqemi të ballafaqohemi është ende aktiv. Ende është e pranishme ajo retorikë që kthen prapa kujtimet, ngjarjet dhe interpretimet nga koha e atij konflikti të armatosur.

Siç u përmend më lart, vendin qendror në ueb faqe do të marrin tregimet jetësore të vitit 2001. Aksioni paqësorë është angazhuar në mënyrë aktive në mbledhjen e tregimeve jetësore duke filluar nga viti 2008 dhe baza jonë e të dhënave tashmë ka rreth 200 tregime jetësore, një numër që vazhdimisht po rritet. Në këtë ueb faqe, gradualisht do ti publikojmë të gjitha tregimet e mbledhura deri tani, si dhe ato që do ti mbledhim në të ardhmen.

Në vitin 2017 Aksioni paqësor filloi me një proces të digjitalizimit të artikujve të lajmeve në edicionet e mediave të shkruara në Republikën e Maqedonisë që nga viti 2001, si edhe nga periudha pas vitit 2001, të cilat kanë të bëjnë me luftën në vitin 2001. Ky është një proces i gjatë, dhe qëllimi ynë është që këto artikuj t’i publikojmë në këtë ueb faqe dhe në këtë mënyrë të jenë në dispozicion për opinionin publik.