Home Rreth tregimeve të jetës

Rreth tregimeve të jetës

Për tregimet jetësore

“Do të ishte mirë që ato tregime të gjithë t’i dinë. Pa marrë parasysh a maqedonas a shqiptarë, dhe do të ishte mirë që të paraqiten në mënyrë të realët, pa shtesa dhe largesa. Pasi që tek ne edhe shtatë vite pas kësaj çdo gjë është  shumë e fshehtë, mendoj, në mjegull.” – deklaratë e transmetuesit.

 

Në çdo person qëndron një tregim. Tregimi i asnjërit nuk është i parëndësishëm dhe çdo tregim meriton vëmendje. Tregimet janë pjesë e së kaluarës sonë, tashmes dhe së ardhmes dhe janë mënyra  me anë të së cilës ngjarjet gjithmonë janë  transferuar nga brezi në brez. Historiografia është e rëndësishme për ardhjen deri tek faktet e një ngjarjeje. Megjithatë, tregimet e njerëzve janë ato të cilat formojnë një pasqyrë të plotë të asaj se çfarë ka ndodhur. Në punën e përmbledhjes së tregimeve të jetës jemi përpjekur që të mos gjuajmë ngjarjet “sensacionale”. Përkundrazi,  më të interesuar kemi qenë për tregimet e njerëzve të profileve të ndryshme që kishin fatin të kalojnë nëpër seri të përvojave të pakëndshme. Ekzistimi i njerëzve tanë dhe të tyre në këtë kontekst është konstantë e pandryshueshme që nga lufta e këndej.

Që këtu, reale është nevoja që të përballemi me faktin se ekzistojnë aspekte të ndryshme të së vërtetës, madje edhe të vërteta të ndryshme në nivele të ndryshme. Dallimi kryesor që ne mund të bëjmë këtu është që të njohim rëndësinë e së vërtetës “së tjerëve” dhe dhimbjen e “të tjerëve” dhe të jemi në gjendje ta bashkëndjejmë  atë pa patur nevojë që të lëmë pas dore të vërtetën dhe dhimbjen tonë. Ishte e rëndësishme që të dëgjojmë imazhin jo vetëm për veten tonë, por edhe për tjetrin/tjetrën. Ne ishim të vetëdijshëm se imazhi për tjetrin/tjetrën shpesh përfshin një pakëndshmëri përmes stereotipave, paragjykimeve dhe intolerancës. Nuk u dorëzuam nga ajo pozitë e të dëgjuarit, sepse e vetmja mënyrë për të ndërruar percepcionin reciprok të dy ose më shumë anëve është që së pari ajo të dëgjohet dhe thellësisht të kuptohet.

Disa transmetues/e shprehin hapur armiqësinë e tyre, të tjerët janë më introvert. Të tretët  zotërojnë me fjalimin, dhe shprehin “korrektësi politike”. Për ne ishte e rëndësishme që të arrijmë deri në momentin personal të narracionit. Prandaj, ne ishim më tolerant ndaj deklaratave të papërgjegjshme të drejtuara  ndaj “të tjerëve”, të cilët nganjëherë u tregoheshin në intervista. Shpesh herë pesimizmi dhe zemërimi nga ana e kundërt dominon tek narratorët. Mirëpo, e kemi të rëndësishme nëse duam të vërtetojmë situatën e vërtetë në Maqedoni. Ne nuk duam të ikim prej tyre, pasi që ato janë realiteti.

Me përmbledhjen dhe paraqitjen e tregimeve jetësore duam të kontribuojmë në procesin e ballafaqimit me të kaluarën.