Home Aksioni i paqes

Aksioni i paqes

Aksioni paqësor

Aksioni paqësor u themelua në vitin 2001 me bashkimin e më shumë grupeve joformale të pacifistëve, antimilitaristëve dhe kundërshtarëve të ndërgjegjshëm. Misioni ynë është që të promovojë kulturën e paqes dhe jo dhunën. Në pesë vitet e para të ekzistencës sonë, theksi i punës sonë ishte vënë në njohjen e të drejtës së kundërshtimit të ndërgjegjes, pastaj në zbatimin e saj dhe heqjen e vazhdueshme të shërbimit të detyrueshëm ushtarak .

Që nga viti 2006 kemi filluar me punë “Programin rajonal për antimilitarizëm dhe antidiskriminim”, i cili u fokusua në fuqizimin e të rinjve për të njohur dhe për të reaguar ndaj llojeve të ndryshme të militarizmit dhe diskriminimit. Në këtë program, së bashku me aktivistët dhe aktivistet e Aksionit paqësor ishin të  përfshirë të rinjtë nga organizatat e shoqërive civile nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia dhe Maqedonia.

Programi për Ballafaqimin me të kaluarën filloi në vitin 2008 me një fokus për mbledhjen e tregimeve jetësore të luftës në vitin 2001 në Maqedoni dhe krijimin e Qendrës së dokumentacionit për luftën e vitit 2001. Programi përfshin edhe botimin e librave me tregime jetësore, revista në lidhje me temën, mbledhjen e librave, revistave dhe materialeve të tjera për luftën e vitit 2001 në Maqedoni si dhe mbajtjen e trajnimeve për ndërtimin e paqes me pjesëmarrës nga rajonet e krizës në vitin 2001. Në këtë program është e kyçur edhe puna jonë me pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të luftës nga të dy anët, të cilët kanë një rëndësi të veçantë dhe roli i të cilëve në ndërtimin e paqes në Maqedoni mund të jetë shumë konstruktiv.

Kjo ueb faqe është pjesë e programit “Ballafaqimi me të kaluarën” e Aksionit paqësor, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e organizatës “KURVE Wustrow” nga Gjermania, i financuar nga Ministria për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim në Republikën Federale të Gjermanisë.

www.mirovnaakcija.org