
Seria “Grate” – Përshkrim
“Lidia, nëse sulmon pala juaj, unë do të fshihem tek ti, e nëse sulmon pala ime ti do të fshihesh tek unë.” – deklaratë e një transmetuese.
Me serinë tregime “femërore” jemi përpjekur përveç temës së zakonshme të mbijetesës së vitit 2001, përmes rrëfimit të paraqiten edhe kategori të reja si për shembull, seksualiteti, riprodhimi, vlerat dhe mitet për gjininë, rolet gjinore, vetëdija femërore etj. Ne kemi pritur se ky pozicion në distancë nga “çështjet e mëdha” apo “rrëfimet e mëdha” do të na japin hapësirë për tregime intime dhe tema që qëndisen për familjen, amësinë, por edhe karakteristikat tradicionale të femërores si pacifizmi, kujdesi, ngrohtësia, të hedhura në sfidën e konfliktit të vitit 2001.
Pritjet tona në mënyrë të konsiderueshme u arritën. Tregimet e grave-dëshmitarë në konfliktin e armatosur shpesh janë të fiksuara fortë në sfidat specifike në të cilat janë hedhur gratë, pra, luajnë rolin tradicional brenda sferës private në familje. Ato janë përplot të mbushura me rrëfime të sinqerta dhe emocionale për frikën e sigurisë së anëtarëve të familjes, por edhe me traumat e humbjes së shtëpisë (zhvendosje ose shkatërrim, djegie) që është përfaqësues i sferës tradicionale femërore. Megjithatë , disa tregime na befasojnë me një ton të veçantë heroik të pasuruar me vendosshmëri, guxim dhe vullnet për të lënë rolin tradicional të femrës dhe të marrë rrezikun e luftës në emër të idealeve dhe qëllimeve të larta. Konsideronim se ishte e rëndësishme që të dëgjohen këto rrëfime personale dhe qëndrimet sepse injoranca e tyre do të ishte një boshatisje serioze e përvojave të ndryshme për veten time, por edhe për të tjerët në shoqërinë tonë. Tregimet e grave dëshmitarë gjatë të armatosu mbështetin drejtimin e kërkimeve historike që fokusohet në jetën e përditshme dhe punën e njerëzve të zakonshëm, në vend të punëve të shtetit dhe fokusohet më shumë në procesin e përvojës shoqërore sesa në ngjarjet e veçanta politike.
Në këtë seri kemi përmbledhur 32 tregime jetësore. Intervistat janë zhvilluar në fund të vitit 2010 nga një ekip i intervistuesve/eve nga rajone të ndryshme në Maqedoni. 13 tregimet jetësore të kësaj serie janë botuar në librin “13 tregimet femërore për një luftë”, e cila doli nga shtypi në vjeshtën e vitit 2011 në botimin e Aksionit paqësor. Promovime publike janë bërë në Kërçovë dhe Tetovë. Promovimet në Shkup dhe Kumanovë janë anuluar për shkak të rritjes së dhunës nëpër rrugë në Maqedoninë perëndimore në këtë periudhë. Në ndodhitë më të vogla libri u promovua disa herë dhe procesi është ende në vazhdim.