
Seria “Të rinjtë” – Përshkrim
Seria “Të rinjtë” ishte seria e parë me tregime jetësore që kemi mbledhur. Puna në këtë seri filloi në vitin 2008 me krijimin e grupit të parë të intervistuesve të cilët më pas kanë kryer intervistat në këtë seri. Mund të themi se kjo ishte një përpjekje pioniere nga ana jonë për të filluar me punë në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.
Përse “Të rinjtë”? Donim që t’i hulumtojmë se cilat narrative mbizotërojnë tek të rinjtë në Maqedoni në lidhje me konfliktin etnik dhe luftën e vitit 2001. Intervistuam njerëz të rinj të cilët ishin tinejxher ose adoleshent gjatë kohës së vitit 2001. E pamë të rëndësishme t’i dëgjojmë dhe t’i paraqesim tregimet dhe pikëpamjet e tyre në atë kohë, se si ka ndikuar ajo sot tek ato/ne dhe si ajo e kaluar e luftës ka ndikuar drejt formimi të tyre si personalitet. Çfarë narrative ka krijuar lufta dhe si i kanë pranuar ato.
Në Maqedoni ku ende është në rrjedhje procesi i segregacionit etnik nëpër shkolla, dhe me këtë zvogëlohen edhe vendet për shkëmbim mes të rinjve të cilët janë me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare, përpjekje më me vlerë është që të hapim vende të sigurta për shkëmbim dhe tema të vështira. Këtë seri e shohim në atë aspekt, si dhe aktivitetet tjera që i kryen Aksioni paqësor.
Në këtë periudhë ndihmë e madhe ishte pjesëmarrja e Laura Lauberga-Nikollova, historiane e Letonisë, atëherë voluntere në Aksionin paqësor, e cila me njohuritë e saja në këtë fushë dhe me përvojën e fituar duke punuar në vendin e saj, dha një kontribut të madh, sidomos në teknikat e përgatitjes dhe dokumentimit të tregimeve jetësore.
Seria “Të rinjtë” u realizua në partneritet me Ndihmën popullore norvegjeze (Norwegian People’s Aid).