Pra, nuk ke më besim, as te… të them… një term budallë: të tanët – të tuajt, mirëpo, ashtu është, as te tanët, as te askush tjetër. Fillon të funksionosh ndryshe, duke e ditur që s’ka farefis, s’ka fqinj, duke ditur se je vetë dhe se do ta shtysh vetë punën përpara si mundesh, ndërsa të dhemb, sepse ne jemi krijesa të cilave u nevojiten miq e fqinjë dhe një njëri që do të vijë ndonjëherë për të të ndihmuar dhe për të thotë një fjalë të mirë…
Мировна Акција
… të pyesin: “Pse nuk ktheheni? Kur mendoni të ktheheni? A thua vallë do t’i leni të gjitha?” Pra ju pyesin… biseda dilte jashtë kontekstit, dhe dukej sikur vetë ne ishim fajtorë për atë çka kishte ndodhur.
…le se ishte ftohët po dridheshna ene pi frajgje se pi mbas nuk e dishim xhi d’na vaje se ishte kolona e madhe shaum…
Sikur të sillen drejtë, do të kishte bashkëjetesë, të kuptohet se të gjithë këtu e kemi vendin dhe këtu mund të prosperojmë të gjithë së bashku, të shkojmë përpara, të jetojmë, se bashkë mund të jetojmë, vet nuk mundemi.
… disa panë se them të vërtetën, e vërteta është një nocion relativ, për secilin pjesëmarrës, disa pasuan kolaps psikik, disa të tjerë pasuan kolaps fizik. Kishte njerëz të cilët pas betejës së drejtpërdrejte pas 10 ditëve, mendoj: e njoh, një mik i cili vdiq nga goditja e infarktit në zemër, përjetonin edhe goditje, kishte edhe prishje të martesave për atë arsye, kishte njerëz që u bënë dhe aq të fortë, aq sa çfarë t‘u ndodhte rreth tyre as që ua ndiente për kurrgjë, por ka edhe të atillë që vajtojnë edhe për çdofarë imtësie të vogël.
“Duke i mbrojtur interesat edhe njëra edhe pala tjetër, në mes u ndodhën përfaqësuesit e Romëve.”
Asnjëherë nuk mundem. Vetë vetes nuk mund që t’ia fal e ku tjetërkujt t’ia fal. Vet jam fajtor dhe i them pikërisht vetes, pse ajo duhej të ndodhte në vendlindjen time.
… përpara kur shkoi nëpër zyra dhe nëse një fjalë maqedonisht nuk mundshe ta thoje s’të kujtohej. Të nxirte nga zyra nënpunsi.
… njerëzit akoma kanë frikë të shkojnë pas Urës së Gurit, kanë frikë të shkojnë në Çair të shkojnë në Topaansko kanë paragjykime se kushedi çfarë do të ndodh atje pra njerëzit tanë por edhe njerëzit e tyre sigurisht kanë ndonjë paraqitje të gabuar për ne. Dhe shumë më duket pa lidhje kur them njerëzit tanë njerëzit e tyre ndihem keq dhe nuk duhet kështu duhet të zhvillohet një gjuhë më ndryshe.