… vërte jemi shyptar, po jemi të Maqedonisë… ene nea pi këtou imi.
ARJETA AHMEDI: […] Prezent… të prezantohesh?
FATIME BELULI: Unë jem Fatime Beluli pi fshatit Zhubrinë, jem e leme më 1953-shin, kam 57 vjet.
AA: OK. Do ma përshkrujsh fshatin… jetoni shqiptar, maqedon… ?
FB: Jo, fshati jon o krejt me shqiptarë… o nji fshat i vogël, po krejt shyptarë imi… nuk kemi maqedon.
AA: Ju personalisht, a keni pas kontakte me maqedon para luftës së 2001-shit?
FB: Po, ne nuk… shumë nuk kemi pas shoum kontakte se nuk kemi pas maqedon ke fshati joan…
AA: Ata kontakte jashtë… jashtë fshatit, a ka pas?
FB: Po, kemi pas, kur jemi zatek, kemi bo llaf me maqedon, me maqedonka… problem nuk kemi pas nejsen…
AA: Në përgjithësi si kanë qenë ata… që ata kontakte, për shembull që i keni pas me miq, edhe me të njofshëm maqedon?
FB: Po majr i kemi pas kontaktet… nuk i kemi pas të këqia.
AA: Si mendoni, a ka pas padrejtësi ndaj shqiptarve para 2001-shit?
FB: Ka pas… ka pas padrejtësi, ka pas ene ka pas shumë padrejtësi…
AA: Sipas jush qysh padrejtësish kanë qenë ata që […]?
FB: Po kanë qenë se… s’kimi pas njeraj në paun nea… krejt kimi shkau… s’kimi pas punësime, s’kimi pas… asnjifar të drejte nuk kemi pas…
AA: Ku keni qenë ju në periudhën e 2001-shit?
FB: Ke shpeja kemi qen, ke shpeja…
AA: D.m.th. nuk jeni largu?
FB: Jo, jo, këtou kemi qenë.
AA: Si mendon, pse filloj lufta e 2001-shit?
FB: Po filloi lufta e 2001-shit për të drejtat e barabarta t’i kimi… si i kanë maqedont, t’i kemi ene nea të drejtat…
AA: A ka nodhë nej rast që u ka prek ma shumë në këtë kohë, d.m.th. në 2001-shin?
FB: Kemi pas ene kemi pas shoumë… se kanë erdhë mau ma kanë morr djalin pi në venin e pounës, t’u punau… kishim shitore të jonën… ene erdhën e mourrën pi atey… kimi pas probleme, probleme nuk e di se sa […]
AA: D.m.th. a keni pas antarë të familjes të kyç në luftë?
FB: Kemi pas… kum pas djalin e im ene djalin e kunotës ene të kushurejnt t’shoqit tim.
AA: Po. Çfarë mendoi ti në lidhje me këtë, d.m.th. me… me pjesëmarrjen e atynve në luftë?
FB: Po ata […] e kishin ndër mend që të luftojn të buen të barabart me maqedont…
AA: A u pajtove ti që të marrin, d.m.th. për djalin e jot përkatësisht, a u pajtove që të marri pjesë në luftë?
FB: U pajtova…
AA: Po…
FB: U pajtova… majr shkoi në luftë, ene majr hakejtën, ama kur erdhë nexon pi lufte, na erdhën, e mourrën, e burgosën…
AA: A do ma përshkrujsh ma… ma… ma detajisht këtë rast?
FB: Si jo, si jo, si… kanë erdhë, e kanë mouarr më… 18 gusht… kanë erdhë, ma kanë morr djalin, ishte në venin e pounës, ora ishte 1 mas mesdite… ai t’u punau në vend aty, kanë erdhë policia, e kanë rrethau shitoren, e kanë morr djalin e im. Pi atey kanë erdhë polici… 50 policë ma kanë rrethau ene shpajn e jonë, kanë bo bastisje të mëdhoja, ma kanë bo shpajn… krejt nërë këmb mi kanë vau rraçet… kanë kërkau armatime, gjoja… ne as armatim, as asnjisen s’kishim… ama nea kemi hek shoumë, shoumë, shoumë se ma kanë morr djalin, ma kanë majt 11 mujë në burg, në paraburgim. Ene kemi hek shumë keq, shoumë, shoumë, shoumë… e kanë vra, e kanë malltretau, nuk e di sa me… me… me tregu.
AA: D.m.th. kjo periudh u prau shumë ndryshime ke familje juaj?
FB: Shoumë. Shoumë na prau, shoumë, shoumë, shoumë, shoumë, shoumë, shoumë na ka prau. Shoum kemi qenë të mërzitë, shoumë e kanë malltretau djalin, shoumë për tepër… ene nuk e di, jo… shoumë keq kemi hek, shoumë…
AA: Po. Pej qysh kishe frejg ma shumë n’këtë… n’këtë kohë?
FB: Po, kishnje frejk… se kishnje frejk do ma vrasin djalin, do ma hup… hoump… houpin… nuk do e kesha moa… ene kur kemi shkau aqe kur e kemi pa djalin, nuk e kemi njeft se o i joni… se shoumë e kishin malltretau, shoumë e kishin vra…
AA: D.m.th. e morën pi ke vendi i pounës?
FB: Pi ke vendi pounës, pi ke diqoni… diqoni ishte i joni, ne aty punonjim… pi atey erdhën, e mourrën… ene 5 ditë nuk e kemi ditë a e kemi të gjallë a e kemi të vdekët.
AA: Pastaj […], a morët informata se ku është, si është?
FB: Po, po, po, mourrëm informata, nexon i ramë për mrapa nea shkaum aqe e pamë… e açyshëm… ene çashtou… shoumë kemi qenë të mërzitë… shoumë, shoumë kemi qenë të mërzitë.
AA: Në lidhje me… me… me burgimin. D.m.th. për qysh akuzoheshte, si akuzoheshte… d.m.th. përshkruama ma detajisht këtë… këtë periudhën kur ai ka qenë në burg…
FB: Po, po, po…
AA: …pasi mbaroi 2001-shi…
FB: Po de po, pa… masi maroj 2001-shi, si e mourrën në burg atë e bonjin se ka qenë terrorist… ai terrorist nuk ishte… ai shkoi si xhythë që shkun që luftun për vatonin e vet… ai nuk ishte terrorist, ata e bonjin se ka qenë terrorist. Përnej e mourrën, e burgosën… nexon tregoi ene shokët tjerë që kanë qenë me tay se ju keni qenë terrorista… ata nuk ishin terrorista… ata luftonjin për vatonin e vet… luftonjin për popullin shyptar, të jetë i lirë, të ketë të drejta të barabarta… për çata xhoja, jo për të qenë terrorist.
AA: Po. Në cilin burg ishte i vendos?
FB: Në… paraburgim ishte ke Shutka… në Shkup…
AA: Po. Gjithë kohën ka qenë aty?
FB: Krejt kohën atey ka qenë.
AA: A keni pas mundësaj ta vizitoni?
FB: Kemi pas. Kemi pas munsaj, e vizitonjim, na linjin, shkonjim e vizitonjim, ama… nea e dimë se sa keq kemi hek.
AA: Përveç… d.m.th. përveç këtij rasti, a ka pas një rast tjetër që ka ndodhë, d.m.th. një që u ka lon ma shoumë… që u ka prek ma shoumë, d.m.th. në këtë periudhë?
FB: Po si ka dal djali pi burgu nuk kemi pas pengesa… atë e liraun se ai ishte i pafajshëm. Pi atye e tetëho nuk kemi pas pengesa.
AA: A mund të përsëritet lufta e 2001-shit?
FB: Po nuk e di… s’e di… a mundet, a s’mundet, nuk e di.
AA: Ç‘fitaun shqiptarët me luftën e 2001?
FB: Po shqiptarët fitaun pak do të drejta… ama apet nuk jemi t’barabart me maqedont. A pak ka do ndryshime…
AA: Çfarë janë kryesisht ata ndryshime?
FB: Po ka ma shumë punësime, kanë ma shumë të drejta shyptarët, ka ma shoumë… çata jonë.
AA: Nëse kishe pas mundësaj ti, ç’do kishe ndryshau… ?
FB: Po un sa për vete nuk e di se nuk koum nej shkollë nejsen… e të ndryshoj nej nej…
AA: S’ka rëndësi… qysh do kishe dasht ti të ndryshojë, për shembull?
FB: Po do kishnje dasht ne moa të ketë punësime, ne moa të kenë shyptarët të drejta… ne moa… se ene nea imi xhythë… vërte jemi shyptar, po jemi të Maqedonisë… ene nea pi këtou imi.
AA: Po. Personalisht a ke besim ke pala maqedone mas 2001-shit?
FB: Po, ene kimi, ene s’kimi… ka pak, po…
AA: Pas gjithë kësaj që ndodhi a mendon se mund të jetojm bashkë dhe të jetojm në paqe me maqedont?
FB: Po, në qoft se buen të drejtat e barabarta… ce mos jetojm bashkë… ne jemi nji… nji… Maqedoni jemi gjithë ç’ketou… vërte jemi shyptar ama jemi këtou. Në qoftë se i kemi xhythë të drejtat mounemi të jetojm prap bashkë.
AA: A mund të falet lufta e 2001-shit edhe krejt ajo që ndodhi?
FB: Tybe, ajo nuk falet… se nea djalin e kemi pas të pafajshëm… shoumë mërzia kemi hek… ene ajo asnjiher nuk falet… asnjiher nuk harrohet.
AA: D.m.th. edhe nuk harrohet?
FB: Asnjiher! Un si noan, ene babai i Safetit… nea asnjiher nuk e harrojm atë të keq…
AA: A ka ni send që nuk ju pyeta, a do deshit ta tregoni? D.m.th. një ngjarje, nji situatë… d.m.th. një send që ju e keni përjetu ene ka qenë e rëndesishme për ju?
FB: Po, ka qenë e rëndësishme… ma e rëndësishme se ajo që erdhën e ma mourrën djalin, nuk kemi pas… xho ma të keqe… kur kanë erdhë, kanë bo baskon ke shpeje jonë, kur kanë dalë përjashtë e më kanë tregu se djalin ma kanë morr… atë nuk e harroj asnjiher …se shumë ka qenë nji i keq i modh për nonën ene babën… atë asnjiher nuk e harroj…
AA: D.m.th. ata veç më e kishin morr… e kishin burgos…?
FB: Ata para e kishin morr atë, ene e kishin morrë me kombe, e kishin çau në Shkup… ene erdhën këtou… ne nuk dinjim se e kanë morr djalin… ma mrapa na dëftaun. Erdhën këtou, buonë baskon, prapë shkaun ke shitorja, prap erdhën këtou, prap erdhën pi Shkupi komisije… krejt ishin të armatos… ajo asnjiher nuk harrohet… ne nuk shum… as njeraj kishim vra, as nji send… sa polic e sa kishte… krejt me automatë e krejt me maska… e krejt, e krejt, e krejt…
AA: Ishin polic maqedon?
FB: Krejt maqedon ishin. Krejt ishin maqedon, krejt ishin me maska, krejt ishin me automatë në dorë krejt… deshë ma kanë vra ene djalin e vogël… ai i vogël ishte… t’u erdhë, kishte brithtë fudball, i dulën përpara ene ja drejtaun automatin ta vrasin. M’atëher dola un, thash: […] “Ky caull, fëmijë […] ky ka qenë ka brithtë fudball, ç’keni me ketë ju?” ene atëher u nalën… ajo hek asnjiher nuk harrohet…
AA: Diçka tjetër?
FB: Po ka, mi tani e moshum, shumë xhoja ka… po moa tahej ta lojm me kaq…
AA: Jo, nëse ke nevojë t’i tregosh… lirisht […] mundesh t’shprehesh… ose nëse ka diçka që nuk arrita të të pyes për atë që ti don të folish…
FB: Po de po… po, po… e morr vesh. Ka moj jeta, ka… se të kishte pas faj djali jonë nuk kishnje gajle… onise, ama hyç pa faj erdhën, e mourrën, e vran, e përvëlun… e kemi shkau në Shkup secën dy ditë, tre ditë… shko në Shkup… kur do shkosh, aqe ai në burg, me probleme, i vra, i përvëlu… ene moa nuk e di jo… si i kimi kapërcey çata 11 mujë, shoumë, shoumë keq ka qenë… shoumë…
AA: A ndryshoi jeta e atij mas… mas…
FB: Po ndryshoi. Mas burgut ai u feju, u martau… tash o në Shfajcari, mirë o shumë… ama ajo e keqja asnjiher nuk harrohet… tahej ka nji rrosë shumë të lumtur ama…
AA: Një send tjetër… ke?
FB: S’di…
AA: Ok, faleminderit shumë!
FB: S’ka gjë…