…le se ishte ftohët po dridheshna ene pi frajgje se pi mbas nuk e dishim xhi d’na vaje se ishte kolona e madhe shaum…
FLLANZA JUSUFI: Mirdita!
HAJRIJE ILJAZI: Mirdita!
FJ: Do të thot, e dini, da filojmë sefte para lufte dot thot 2001, si keni jetau ktau, a ka pas maqedon, a nuk ka pas n’ket fshatin t’uj ktau?
HI: Lo, ne n’fshatin toan nuk kemi pa maqedon, un personalisht nuk kom pa maqedon, ama për t’jetau kemi jetau me ni jet t’vështir shaum, s’kemi pas ene buk t’ham. Ditën adit sefte xhi ka krajs pushka unë majll n’shpaj s’kom pas hiç, buri shkoj në n’shtab, unë e kom çu n’Tetov t’mare majll aj ka shku n’shtab tre dit s’erdh shpaj, un kom ndajt me kurnisent, fëmit … udhnave çashtau me kto ushtaret çi kan ndajt n’shtab, a ato d’vogjlt pa ngronë ku xhejshin, ku z’gjeshin të han gj’u ipshin kujshia, a mapa mbas ni kohe kur zon bombardimet t’bohen, na fajti gjali erdh bombardimet e para xhi u bonë, erdh gjali pi shtabi ene na shtajni mrenda na strehoj ktau me ni … podrum çëktau n’kujshi.
FJ: Do t’thot adit kur najsi lufta 2001-shi…
HI: Po, kur najsi 2001-shi lufta, kur najsi, adit bombardimet e para xhi jan kon, se tre dit para ken përgatitjet xhi ishin n’shtab, ala nuk e dishin…
FJ: Ju… ju nuk e dishi se…
HI: Jo, Unë s‘e dish. […] Unë e merr […] velat shkova te baba jem agje ato kishin thear ni bik t’math, ataj ni gjali minxhës burrit […] kish lip ni kazon t’madh ato kan bo hallv përpara darsmat e mdhoja kur kan bo en aj kisht thon kina najs ni darsëm t’madhe, bile ato mpajten far darsme bon filoni, ene unë thash aj darsem i ka martau gjemt, darsëm nuk ka, e ataj unë u … mbas rrethonavet burrave xhi i ndajsha unë e kuptova se far darsme (me dasmë nënkuptohet luftë) kjo kona darsëm shiptare e madhe (qeshën). Ene erdha unë ktau n’shpaj, s’kishëm të tregova se s’kishëm majll hiçë. E çova kët t’mare majll ki… Ka shku n’shtab, tre ditë s’erdh shpaj hiç (burri hyn në dhomë) ene…
FJ: Do t’thot burrin e kini pas ushtar lufte, apo?
HI: Po, po burrin ushtar lufte se ka kon lufta, se ken 13 ditët e para, po, n’kala, mapa mas 13 ditë prap shkoj si hikëm shkum n’Kosov mapa prap erdh ktau…
FJ: Taj n’shpaj me cëlen mbete?
HI: Unë n’shpaj kom mbet vetëm me di, me caucën ene gjalin e vogël, tu di gjemt i kom pas bashk me baben e vet, ata kon ndihmësit e ktine kan kon, ku ta di un çka.
FJ: Do t’thot se ene gjemt kan shku, ene burrin i ke pat n’luft, taj n’shpaj me vajzën ene?
HI: Ene me gjalin.
FJ: Vjerrën e ke pas?
HI: E kom pas ene vjerrën ene e kom pas di kunatat, ktau n’podrum ku ishim.
FJ: N’podrum ju kit u m‘çefët?
HI: po, po kit podrum, en disa kujshi qer… e adit çi ken bombardimet pi 6 xhi de tërhiqna mo pi 6 saba erdh baba jem…
FJ: Kur e vendoset ju të hikni pi shpaje?
HI: Po, ne për ta vendos, e kimi vendos në ora shtat e xhims në mrëmje (19:30 ora), veç fshati kishte hik kit, ne nauk e dishim, kishte dal vjerra ktau dul nak shaum, dul erdh ktau te shpaja tha kataundi kit ka dal, të ju xhi prajtni, majrpo mu para se mo dal vjerra pa na thon se kan hik, mu motra jeme, familja jeme halis erdh ene mvkati tha hajde se de hikim de shkojm tha n’Kosova, thash une sën e lo vjerrën, thash vjerrën e kom t’smunt, plakë, burrin e kom n’luft, gjemt i kom agje me ka ta lo, ene ajo bile m‘foli tha t’aj me ket vjerrën tha çi sa vjet xhi je martau sal me vjerrën, atëher mba vjerrën ene raj ene shkoj ato shkun hiken pi ktau para neve, ene ne hinëm prap n’podrum … majrpo atëher vjerra vendosi t’dalem en ajo sit mu prea mer majll me viti se taj… po ajo nuk e dinte se un…
FJ: Sa gjat kini ndajt në podrum?
HI: Di jav dit kimi ndajt në podrum, un dy jav dit, un dy jav dit baba jem m‘ka prau buk … pi ktaj fshatit si i thauen… Xherm, ho përdit m‘ka prau buk ene ni kujshi ataj e milte lopën e nxinte kosin ene hajshin caullët sal përshesh, kurxho qeter hiç.
FJ: Adit far ndodhi kur murët të hikni?
HI: Çëllo… ni nat para se mo hik, ho, nuk e dishna se nesër de najsin bombardimet herët. Un shkova t’i shof familjen te nona. Kur shkova agjene ato i pash i disa burra mun ataj te shpaja rreth ni bandere tu e bisedau (tregon kahen me dorë) se nesër xhi de ndodhe se de braktisët fshati, ato e bojshin at muhabet ene…, çataj un e kuptova punën se komandantat kishin hik kit, kërkush, kompjuterat i kshin thaje… ho, ataj u folte se ato me ato se unë e lash derën çel ene i ngjova…
FJ: Po i ke ndaj!
HI: Ene erdha ktau n’shpaj en t’nesrit m’gjash saba najsën bombardimet, hiç pa nderprea, burri ishte mo tu e paj kafen e pajtëm kafen shpaj teme aj shkoj n’luft agje ku bohet, n’Gajre ku ishte… ku ishin përforcimet ene… çadit, mo çi nuk na lanë ene krajen ta çesem, adit ka pas granatime shaum.
FJ: Po burri nuk e ka ditë se ju kini hik pi shpaje?
HI: Jo, burri s’e ka dit, burri pi agje në… deri ka ora shtatë (7) ka ardh n’fshat, a […] Ndoshta tetë (8) ka kon, ka ardh në fshat kur e ka pa se fshati erdh… bosh o mo s’ka krkush. Atëherë vajn, shkon n’Brodec, n’fshatin Brodec na krkon en agje s’un na xheje.
FJ: A ju kur dulet pi shpaje, taj a more dënise me viti?
HI: Unë me viti s’kom mar kur nejsi përveç se ni qill kafe en ni qill shiqer, se buk s’kom pas hiç, aaa ene caulët e mej pi ktau ka pas 48 sahat njer sa hecëm 18 sahat ne nuk hongrëm hiç, s’kimi pas buk se kërkush. Kush na ofrojnte neve buk ne kit fshati ishna pusto, nauk sal unë, po kit ishin, e pa buk hiç nen se kur kimi dal udhës tiqe për në çaç ngushtë 3000 banorë udhës… ni udhës xhi, thash, si thauën xhi hecin dhajt (dhentë) a kapërcin ataj pleç, e pleçët duhët t’i mbaj di veta, mund ajo xhi oshte orfujndi, t’shkojte u rezojte.
FJ: Taj e ke pas me viti vjerrën?
HI: Po vjerrën e kom pas me viti unë.
FJ: Ene ajo hecte…
HI: Ajo ka hec me ndihmën e gjemve, i kishte di gjemt, ama njonin gjal ajo e kishte […] ma i madhi, kunati jem, ma i madhi ai ishte i moshaum sën e mbajte.
FJ: A taj e kishe caucën me viti?
HI: Unë e kishëm njo caucën me viti, mapa gjali jem si e mur vesht se si o puna aj i madhi erdh me mu, aj e mur gjalin (e ka marrë vëllain më të vogël), un e mora caucën ene dulem, saxhi kur kimi kapërcaj agje pse ta losh shpajën en t’dalesh, t’shkojsh, thujsha, ma majr t’fugjem, ashtau ma ipte pi mrenda m’vajnte, thojsha ma majr t’fugjem se sa t’shkoj t’dal dëkundi.
FJ: Po a të ra keç se e kishe lon shpajën!?
HI: Po shpajën, po ene vet ishëm e sëmunt kso, si thon, psigjikisht.
FJ: Po s’e kon majr!
HI: E lodhët, ishim s’ishim majr (zëri i dridhet) ho, se sal me hapa qetsues kom ndajt.
FJ: Ene sa udhës gjat kini hec? Ka kon…?
HI: Po lo, kemi fillau pi ora 7 e xhims.
FJ: Në mbrëmje, ashtau?
HI: Po, Kur kina mrroj n’Veshall n’ora 4.
FJ: Saba?
HI: Po, n’saba.
FJ: Gjith natën kini hec?
HI: po, gjith natën kimi hec, çashtau hec e…
FJ: A ishte ftohët?
HI: Ishte ftohët, le se ishte ftohët po dridheshna ene pi frajgje se pi mbas nuk e dishim xhi d’na vaje se ishte kolona e madhe shaum, ho, kishte ene njerëz t’smunt, ato xhi ishin xhi sun hecshnin i kshin lon pjeçët i fugshin ndër udh u duhte ti krehish t’i çesësh sajpri, tmerr ishte, ajo nat oshte tmerr, thash ene natës vorit njeri duhet t’ja kallzojë, ajo ishte tmerri i zi për ne.
FJ: Ku mrrojtët ne 4 saba?
HI: N’katër n’Veshall na fajtën me ni shpaj agje, n’katër agje ene kur u bo katër ki erdh burri.
FJ: Sa ndajtët ataj?
HI: S’ndajtëm hiç as tre sahat nuk i bom, ner ora 7, ora 7 veç fillum ne për…
FJ: A kishit udhës dënise për të hongër?
HI: Kurnise, kurnise hiç hiç hiç. Përveç se vdor ku kishte si aso e di si ka…
FJ: Kishte vdor?
HI: Kishte vdor nëper kto … si u thauën… […]
FJ: A ishit vajshët majr?
HI: […] Kurnise s’kimi pat veshët hiç. Kurxho hiç s’kimi pas, as qebe s’kimi pas, as t’veshme as kurnise hiç ni pal martinka t’gjalit i kom pas veshët, se…
FJ: Taj vet si e përjetove kit kët, a mërziteshe pse…
HI: Un ma shaum u mrzitshëm se ne ku mrrejm udhës për t’shku n’Veshall ma tepër jam mërzit se burrin nuk e dishëm se ku e kom. Ajo ishte… se gjemt erdhën buri s’ishte, ataj i mendojshëm se ku mund t’jesë se kom mund ta xhojsh, ku da e xhojsh, kit ato m’vajshin, e dish, n’ment, ene çajo ishte ma keç për mu xhi e përjetova.
FJ: Po. Ma ront!
HI: Ma ront!
FJ: Ene mapa pi agje, pi Veshalle, ku vazhdaut, ku shkut?
HI: Pi Veshalle neve dulem për dal… të shkuam në Kosoav, majrpo ktau kishte ktau… (mendon për fshatin e vet) plaki i kataundit nuk dojte t’dalim ne ene t’kthehena prap; ene gjali i kunatit kishte ardh pi Italije t’na marrë t’na çoje ene ne shkum me at agje, aj kur erdh […] se unë plakit kataundit i kom thon se taj shko, a unë jo, unë nuk mundi t’i shof gjemt e maj tu m’i malltretau maqedoni, asniherë atë s’e lejoj, ene ne u najsëm, shkum.
FJ: Me far shkut?
HI: N’kom kimi shku.
FJ: Prap n’kom kini shku?
HI: Po prap n’kom tërmo 18 sahat.
FJ: Njer ku?
HI: Kimi hec nën […], nën Breson (fshat në Kosovë, emri zyrtar: Bresanë ose Brodosanë) n’Breson agje kimi…
FJ: Halis maleve? Si oshte ajo? Ka shkohët n’kom?
HI: Bjeshkës kimi shku, nuk kishte male.
FJ: Bjeshkë.
HI: Po, Bjeshkës, po kishte ni udhë, majrpo atëher kur dulem ner sa dulem në… atëher na than se pi ktau e tiqe osht Kosoav, vendi i Kosovës e çatëhere sikur u lirova, ama prap e kishim at t’keçin me viti se ishim pajk e pes, kërkush nuk e dinte se ku imi.
FJ: Ataj sa veta ishit? Kush ishi?
HI: Sal unë kom kon me vjerrën, me kunetnit, ene kunatat e maja me caullet çi kan kon, njona kunat e kishte ene rean, çekto kina kon se njona kunat ka kon me nonën e vete.
FJ: Si e çindrove udhën, 18 sahat?
HI: Shaum, shaum vështajr. Ma shaum mu dhajmte kjo vjerra se ajo shaum plak 86 vjet, ho, ajo u nxoj mo sa xhi kur e mbajshin gjemt ktau për setla asaj duret ju bojsh si me ja shtrëngau me lastik, ple, katron, se asaj komët si hecshin kto zhak n’dor ndër setlla e ngrishin, ho, ene çataj i ipshim pak vitit gajret xhi t’mrrojm sa ma frajk a ta çojm dëkundi n’spital a t’ia xhojm ni çare.
FJ: Agje kur mrrojtët ne Kosovë, a u prajti dëkush, a?
HI: Sa ram në vendin e Kosovës, ataj kishte njerëz me kol, kishte njerëz me buka.
FJ: Xhi u prajtshin?
HI: Ho, shtaj nat ktau ka na kan prajt neve sajpri për n’Bresan, pa shku si i thojshin me ni vent shpaja e kuçe agje kan pas kon pregatitjet ma… e dish, ma… kan kon ma… shaum kan kon t’përgatitet njerzit, i kan prajt ma majr, en i kan hip drit në autobus ene i kan çu nëper sheret teposht ku e di ku. A ne imi ndal n’Breson, ataj n’teren gjë dulem ne kishte sal copa buke po t’kputme me dor, nauk t’preame me thajk. Ene çatëher e kom ndaj hala sot m’kahet (sytë i mbushen me lotë) se kishte 36 sahat, caulët s’kishin hongër (sytë i lotojnë) çat kacajtën e par xhi e pan e murën e fajten ngjoj.
FJ: 36 sahat nuk kishin hongër ase?
HI: Po, hiç s’kishim hongër, kurnisend, hiç. Përveç se kos xhi kishin mar ktau kujshia xhi u ipte ene … çataj e kom ndaj vitin keç shaum. Sa çi nuk mundshem të orjentohem u vrtajtshëm në vent en nuk dishim ka t’shkoj, ho ene atëher gjali mo sel, gjalin e dit e hipën e mur nona me viti se e hipën nonën me ni kal ja dham gjalin e dyt, a i madhi ndajt me mu, aj tha taj ije ma i vogël un de raj me nonën se ene nona joan s‘osht majr.
FJ: Do t’thot atehërë vjerrën e hipën ne kal me djalin?
HI: Po, po, gjali e mbante nonën për krahi, aj kosovari e krefte kalin a en ki gjali i kunatit e […] nonën për krahi, se nona nuk ishte e aftë t’rajë ene n’kal, a gjali jem ndajt me mu e tha “nono, un de raj me taj se ene taj tha nuk ndajhesh majr”, thash “nauk, un majr jom.” Tha “Unë t’shof.” Ama sa xhi e hupa, nauk mundshem të orjentohem, se shaum keç u preka, se kur fkati, djali jem ishte 3 vjet, kur fkati “Aaaaa. None, buk xhetëm.” Ai ishte ni tmerr për ne.
FJ: Sa vjet ka pas, 3 vjet?
HI: 3 vjet kishte, 3 vjet ama ishte shajton, ene xhetem buk, ene ataj e mur ni kosovarë e hipi n’shpojn ene caucën ma muren, e hipen n’shpojn, cauca kishte…
FJ: Sa vjet ka pat?
HI: Shtat vjet kishte cauca.
FJ: Ene ajo e vogël!
HI: En ajo e vogël, shtat vjet, majrpo ene ajo shaum shajton ishte sa xhi tha “Unë, nuk dahem pi nonës, unë… sa de hecje nona de heci ene unë.” Ene prap […] kur karshaj ne kur e pam ishte hunxh me ni gjur ene na prajte, ho, ene atëherë shkova unë e fkata thash “Oj Mirela, pse nona zdripe, pse nuk shkove me ato?” tha “sa de hecish, taj”, tha, “ene unë de heci, ku de rajsh taj ene unë de raj.” E çekjo ka kon.
FJ: Agje ku ndajtët, ku u çun, far shpaje?
HI: Na çun n’shkoall, niher për… në shkoall agje na praun për t‘ngronë, ho, ene kush ku de shkoje en si de shkoje, të na dajn nëpër shpaja, majrpo ki kunati jem, ki i madhi kishte njonën nausea t’vllajt vet, e kishte burrin n’Itali, aj tha “Un da marr kët.” Kjo kunata e qetër e kishte… kjo njona kunat s‘kishte caull “Un da mar kët…” ene unë mbeta vet, z‘dishim ku t’shkoj, ene tha “Po ju?” Thash “Unë, pa e xhet burrin se ku oshtë, un nuk shkoj kërkundi.”
FJ: A e dishe se ku e kije burin?
HI: Jo, s‘e disha, jo, s‘e disha, nauk, s‘e dishim se…
FJ: Nuk kishe asni informat?
HI: Nuk kishëm, ene aj gjali xhi na mur neve ataj ne, aj tha “llo un de çoj ju shpaj teme”, tha “unë bashk me kët gjalin tond, un nuk e njoh burrin tuj, po bashk me kët un de vu çoj, de shkoj da xhoj burrin tuj.”
FJ: Do të thotë ju keni shku me ni shpaj ku nuk i keni njoft ato hiç?
HI: Hiç pa i njof pa i pa hiç, po ishin mikpritës, unë nuk e di sa…
FJ: Po ju kan prajt si duhet!?
HI: Shaum, sa xhi unë pa m’njoft kërku… e dish, krkushi… nuk ishëm, unë as mbesa e atine as kurnise sishëm, a ato kit farefisin e vet e praun n’shpi se na kan ardh misafir, a e vetmja un ishim en di caullët e vogjël ene gjali madh, po gjali madh kishte shku mbas babës vet, me at…
FJ: Vjerra nuk erdh me taj?
HI: Jo, vjerra nuk erdh me mu, at drit e kishin çu në Prizren se ato i kishin shku ne drejtim… te shpaja e kuçe agje en ato drit me autobusa i kan transverau, ato i kishin çu.
FJ: Sa gjat ndajte taj ataj?
HI: Unë ataj kom ndajt ner 12, kom ndajt 12 t’natës.
FJ: Te ajo shpaj?
HI: Po te ajo shpaj deri 12 t’natës, burri agje e ka xhet nonën e vete agje në Prizren jan zatek.
FJ: Dot thot buri a zatek me nonën…
HI: Po. me nonën.
FJ: A taj s’e ke dit hiç?
HI: Jo nuk e kom dit, burri e ka xhet nonën e vete agjene, dëkush i ka thon se osht ni plakë e smunt n’rab ki kur shkon e shef nona e vete, majrpo ajo kët se ka njoft hiç gjali jem ka zon t’kaje en agje te kemi jetau ni 5 muj që ndejtëm ate, mer e çon agje ene ki i thot unë e kom ene familjen, amen un nuk e di ku i kom veç dë shkoj de i xhoj e bashkë me ato erdh, ato i kishin të dhënat në shkoll, se fillon ku ka kush o çar shpaje çfar familje, ene ato mbas shkrimeve na kan xhet se ku imi.
FJ: Do të thotë ata ju gjejnë juve.
HI: Po, na gjeta.
FJ: Burri me gjith nonën, ene atëher ku shkut, far shpaje u vendosët?
HI: Veç nonën e kishte vendos aj!
FJ: Aha agje shkut ju?
HI: Në Prizren, në lagjen Arbana ishim, agje veç ishte nona ki erdh na mur neve, gjalin e madh, ho, ne shkum agje, ato hinem me ni familje sa xhi, nuk di xhi të t‘thom me ni familje e ngrohet sa xhi meniher t’ja apin ni njeri t‘jetojsh si n’shpajën tonde, ho, me ni familje mikpritëse, nuk e di, z‘di si ta përshkrauj, e dish…
FJ: Ato, sa veta ishin në atë shpaj?
HI: Ato ishin 6 veta agje ene ne, un ishim… ne ishna 7 me gjith vjerrën.
FJ: Ene ato 6…
HI: Ene ato 6 ishina të barabart. Jetojshna me ni kishte ni sob xhi flinte vet, njo une xhi flishim ni diqon e kishte frizer xhi punojte.
FJ: A kishte dikush çi i besojshe kur ndodhte kit kjo, a kishe dëni person çi i besojshe?
HI: Si, xhi i besojsha?
FJ: T’i besojsh dikujt, a të duki dekush se rin, a frajgeshe pi kitve?
HI: Lo, unë kom kon ni tip xhi pi krkujt s’jom taut hiç. Për momentin e diktoj njerin se xhi, do t’ma bojë sherin ose do të m’bojë deni dallavere, e diktoj meniher në at moment, a për tu taut s’jom taut pi krkujt.
FJ: Do t’thot s’je frajg?
HI: Jo, s’jam hiç, hiç, pi kurnisendi. Mendoj s’jom taut, ashtau tipi jom, xhi s’tautem pi krkuj i sqaroj problemet vet për momentin vet i sqaroj.
FJ: A vu ze faj për denisend maqedonve?
HI: Për shaum sende u zo faj, se asni të drejt nuk kemi ne shqiptarët, ato u ngrejtën ene luft na shpallën. Ato ma shaum t’drejta kan, neve na shpallën luft, pa kurni t’drejt.
FJ: A mendon se kit kjo lufta çi u bo 2001 prau denise, patëm dëni rezulltat ne shiptarët?
HI: Për shiptarët s’ka pas kurnise, ama personalisht për mu, për shpajen time m’ka prau pasoja sa çi nuk mundi d’vaj n’ment kurnihere, se burrin e kom pas t’smunt, ho, dy jav mbasi shkum agjene, hini n’spital. Pi spitali hiki me hapat ndër setëll ene erdh ktau, hala sot unë hek me burrin, për xhi? Për kurnise!
FJ: Dot thot pasojat i kimi?
HI: Hala i kom unë ato, ala veç i kom (flet me ton të lart e hidhëruar) pasojat i kom unë, se çdo… çtaj ki osht i smun (burri) pi mushkënajve, osht pi zemrës, osht pi kit, pi trombozës xhi ka hec teko tiqe koma i dhem, pi kit smundjeve, unë i hek sot, kërkushi nuk hek ene nuk ka asni, si thon, ni lek nuk e kimi pa për shërimin e vet, nauk për qetërse, i çon fumojnën në humbje e çon shpajën n’humbje, kit i kije…
FJ: A shiptarët, a i fajson për denise, pse ndodhi kit kjo në 2001?
HI: Unë nuk i fajsoj shiptarët shaum, përveç se do.
FJ: A mundi kjo t’bohet në dëni mënyr tjetër, kto çi i fitaum, a ishte patjetër kshau se pasojat jan ma t’mdhoja se sa çi fitaum denise?
HI: Po çtaj dekushi fitoi personalisht, se mrenda kohës u pasunaun, mrenda kohës u bon me raba t’foarta, mrenda kohës i murën shkollat e mesme i sosën fakulltetat, vetëm për deko, a për gjemt e moj xhi u bon rob kurxho s’ka, punoj nat-dit, kurnise s’kam përveç se çeksaj shpajs xhi e çellojsh taj vet. Kurni pasuni qetër nuk kom.
FJ: Po a ije e idhnaume me dekond pse u bo kshau?
HI: Jo e idhnaume nuk jom me dikë, pse a bo, shtaj ato xhi e kan bo da e hekën…
FJ: Çato që kan bohën…
HI: …ato da e hekën vet. Unë…
FJ: A të vajn inati për dënise?
HI: Për plot sende m‘vajn inat, se njer gje kan hec me magjarëz, sot hecin me BMW-ja, m‘vajn shaum inat.
FJ: A ke… a ke hup dënise taj n’kët luft, p.sh. shpaja a ke e dëmtaume? Far ke hup dënise?
HI: Lo nuk kom hup kurxho.
FJ: Dëkush i familjes nuk…
HI: I familjes kan hup, familjes kan hup denise, kan hup familja andi ka baba jem kan hup hajvonatin, kan thear…
FJ: Denjo të vdekët në familje?
HI: Nuk kemi pas. Nauk, t’vdeket nauk.
FJ: Si e shef taj çtaj ardhmërin, se a mund ne t’vazhdojm t’bashkjetojm me Maqedont?
HI: Po, si mund t’bashkjetojsh kur un ta kallzova çtaj pak para se si jetoj, si e kom, si mund t‘jetoj se sa shkoj, si e kom burrin e smunt, sa shkoj atje kur m’dalen maqedont përpara shembull en doktorin maqedon nuk e dua, se ajo mi ka prau kto (me ton të lart) e shtaj, si ta due unë…
FJ: A mendoni se mund t’va falim, te vu falet kjo?
HI: Unë personalisht kurniher.
FJ: A mendon se ka mundsaj t’pajtojna me Maqedont?
HI: Po, ku e di, s’e di, për mendimin tem sot t’bohet Shipni unë jam e gatshme … (qeshën)
FJ: A ka deniseçi nuk t’kom pajt a çi kishe desht ta kallzojsh taj vet?
HI: Çello, ku e di unë, për ta kallzau, un ta kallzova, mu duk se t’i kallzova kit xhonat, si kom jetaue. Te kimi kon me ni familje agje në Kosoav , familje Raduni ato nauk se kimi kon keç kom kon shaum majr, ama vet kom kon e smunt çi 5 muj sal me lexiliuma kom ndajt hapat ma t’foarta çi ishin për qetsim, i kom mbajt, ho, burri ka kon prap ne luft ktau nuk ka kon me mu.
FJ: Po ktau kur ke ardh shpaj, si ta duk?
HI: Kur kom ardh shpaj, shpajën e kom pas t’vjetër shaum, se mapa kët e kimi marau, ho, sa e keçja ishte, si parajs mu duk, e dish si me lind, si me lind për her të pare mu bo, çajo… çaç… Ma e keçja ishte se kur erdhëm, nuk kishnim, i hipën… i hipën ato xhonat xhi vojn e bon 10-15 miljard (100-150 denarë), e ku ta di kto artikujt i hipën va nxhitën, nuk e di ku dojshin t’mbrrojn, ajo lufta ato deshtin t’bohen mrenda ditëve t’bohen zengina menihere, e çataj mu nuk m‘vajnte majer, se nuk e kishe taj far pare ke pat nuk na ka dhon dikushi, asni ndihm nuk na ka dhon kërkush hiç, hiç përveç se vllaznive moj krkush tjetërkush, nauk krkush. Po en ato thojshi burri luft t’raj për… në vajë, në punojë, a ku de punojë? Nuk e dinte ku t’shkojsh t’punojsh, aj ktau ka ardh për atone a ato, a ma e keçja, ma e keçja ofendimet e katundarve ishin… kur dilsha ne t’folim n’telefon ato na ofendojshin për ne xhi i kishna burrat në luft, ajo ishte hala ene ma e rond, se ni xho çi e bojsh en kur ta thot dikushi o shaum kollaj thuash e kom bo e meritoj fjalën.
FJ: Po sheret ke ne se si jon.
HI: Ama te… ksojne t‘vajn ront se iftiraja osht shaum e keçe. Se nauk se… se mu, por un i kom ndaj ene për tjerët.
FJ: Ashtau është ka pas thashethonme!
HI: Ka pas thashethonme t’grave, t’burrave, m’tha – t’thash muhabete pa kufi, ama shtajne sicëli…
FJ: E din punën e vete.
HI: E din punën e vete.
FJ: Nejse, falemenderit kjo ishte kit!
HI: Edhe juve falemenderit!